Trajtimi i qenve endacak, në Viti do të filloj nga data 07.02.2022

Komuna e Vitisë konkretisht, Drejtoria e Inspeksionit në bashkëpunim me  Ambulancat e kontraktuara Veterinare lëshon këtë :

NJOFTIM PUBLIK PËR TRAJTIMIN E QENVE ENDACAK

Njoftohen qytetarët e Komunës së Vitisë, se aksioni i  trajtimit të qenve endacak, në këtë komunë do të filloj nga  data: 07.02.2022.

Me këtë rast Komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria e Inspeksionit në Viti dhe ambulancat e kontraktuara veterinare, rekomandojnë pronarët e qenve shtëpiak që t’i mbajnë qenët brenda hapësirave private, pasi që trajtimi është i paraparë të bëhet vetëm për qenët endacak.

Përndryshe ky aksion i trajtimit të qenve endacak, në këtë komunë, do të bëhet sipas një marrëveshje të nënshkruar në mes të këtyre institucioneve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …