Trashëgimia kulturore e Kosovës me asete për mbrojtje të përhershme

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka takuar sot Shafi Gashin, kryetar i Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore, të shoqëruar nga anëtarët e këtij këshilli, me ç’rast është nënshkruar vendimi për përfshirjen në Listën e aseteve të Trashëgimisë Kulturore për mbrojtje të përhershme të njëzet e tre (23) objekteve, sipas propozimeve të shqyrtuara nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore për përfshirjen e këtyre aseteve në Listën e objekteve me status të mbrojtjes së përhershme.

Ministri Kujtim Shala me këtë rast e përgëzoi Këshillin e Kosovës për Trashëgimi Kulturore për punën e bërë, dhe u shpreh se ky akt është tejet e rëndësishëm për trashëgiminë kulturore të Kosovës; në funksion të ruajtës së kësaj trashëgimi të pasur dhe afirmimit të saj. Shala po ashtu u shpreh se kjo Listë përbën një bazë të mirë që kjo trashëgimi tani e tutje të ketë një status të veçantë dhe si e tillë të ketë kujdesin më të theksuar.

Ai më tej tha se trashëgimia kulturore e Kosovës është interes i vendit, prandaj edhe kërkohet bashkëpunim i gjithanshëm, në mënyrë që ajo atë ta ruhet, të kultivohet dhe të promovohet si vlerë e Kosovës.

Kryetari i Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore, Shafi Gashi, u shpreh se kjo është Lista e parë në mbrojtje të përhershme, për të cilën është punuar shumë, dhe shtoi se për secilin aset të përfshirë në këtë Listë janë bërë vlerësime të veçanta, duke e vlerësuar këtë akt tejet të rëndësishëm për trashëgiminë kulturore të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …