Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi ka vizituar familjen Meha të Prekazit. Ndërkohë pas kësaj vizite familjarët e kësaj familje emblematike dhe heroike të kombit kanë bërë të ditur se iu kanë bashkuar Nismës. Në një postim në emër të familjes thuhet: Prej sot e tutje do te jemi anëtarë te denjë qe votën tonë përkushtimin për Kosovën ta japim në strukturat dhe programin e Nisma Për Kosovën. Këto mundësi ne jemi te bindur e kemi të Nisma Për Kosovën në programin e saj por gjithashtu në lidershipin e saj Fatmir Limaj e Jakup Krasniqi, qe kanë dhënë shumë kontribut në lirinë dhe shtet-ndërtimin e vendit.
ADERIMI NË NISMA PËR KOSOVËN
Sot si trashëgimtar krenar të Nebih Emin Latit dhe të Tahir e Beqir Mehës, e falënderojmë për vizitën Kryetarin e Këshillit Kombëtar të Nisma Për Kosovën, Jakup Krasniqin, në përvjetor të ditëlindjes e Nebih Mehes i cili ka lindur me 15.12.1910 dhe ka rënë me 13 Maj 1981 në luftën me birin e tij Tahir Meha. Jo rastësisht në këtë datë të ditëlindjes se Nebih Mehes ne familja dhe lagja jonë Meha duke ndjekur me kujdes zhvillimet politike dhe përkushtimin e secilit, vlerësojmë se lufta për liri dhe gjaku i derdhur na ka sjell lirinë. Sot si kurrë me parë kemi nevojë për përfaqësues të urtë të dijshëm dhe qe punojnë për me shumë barazi e solidaritet e në veçanti respekt për njeri tjetrin dhe e forcojnë shtetin e mirëqenien e qytetarëve pa dallime. Këto mundësi ne jemi te bindur e kemi të Nisma Për Kosovën në programin e saj por gjithashtu në lidershipin e saj Fatmir Limaj e Jakup Krasniqi, qe kanë dhënë shumë kontribut në lirinë dhe shtet-ndërtimin e Kosovës. Ne prej sot e tutje do te jemi anëtarë te denjë qe voten tonë përkushtimin për Kosovën ta japim në strukturat dhe programin e Nisma Për Kosovën.Me fjalën e mbajtur e zhvillojmë Kosovën !