Trazira dhe përleshje të reja të zezakëve amerikanë me policinë janë raportuar në Milwaukee, Wisconsin, pasi një amerikan me ngjyrë u godit për vdekje nga një polic, i cili ka deklaruar se viktima ishte i armatosur me një pistoletë. Protestues të zemëruar afrikano-amerikanë u mblodhën afër vendit ku ndodhi vrasja dhe situata doli jashtë kontrollit. Ata filluan të sulmonin policinë me koktej molotovi. Si pasojë e kësaj, shumë automjete u dogjën, duke përfshirë edhe automjete të policisë. Turma e protestuesve kishin thyer edhe një pompë të benzinës. Protesta dhe dhuna në vend ende po vazhdojnë. Në kohët e fundit në Amerikë janë shtuar vrasjet e zezakëve dhe kjo ka nxitur një vatë të zemëratës e cila po shprehet me demonstrata e protesta të dhunshme.
Kontrolloni gjithashtu
Vlora Çitaku: Qëllimi i qeverisë është të shkatërrojë institucionet, jo t’i fuqizojë ato
Anëtarja e kryesisë së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar me kritika të ashpra ndaj deklaratave …