Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqyrton vendimet e Gjykatës Supreme

Tre anëtarë të KQZ-së nga opozita, konstatojnë se ka tendenca të hapura, për t’u manipuluar procesi i votimit me postë

Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, kanë ngritur shqetësime se ka tendenca të hapura për t’u manipuluar procesi i votimit me postë. Ilir Gashi, anëtari i KQZ-së nga PDK, gjatë mbledhjes së KQZ-së, ka lëshuar një video ku dëgjohet një adresë ku ftohej mërgata ta vizitonin me qëllim për t’u ndihmuar qytetarëve të votojnë. Sipas Gashit, një veprim i tillë është vepër penale, andaj ai ftoi Prokurorinë e Shtetit për hetimin e rastit. Edhe anëtari tjetër nga radhët e PDK-së, Arianit Elshani bëri thirrje që veprimet e tilla të ndalen. Ibrahim Selmanaj, anëtari i KQZ-së nga radhët e AAK-së, tha se kjo çështje është shqetësuese pasi që me këtë po kontaminohet vota për një proces të rëndësishëm zgjedhor. Anëtari i KQZ-së nga Vetëvendosje, Sami Kurteshi, tha se një veprim i tillë nuk përbën aspak shqetësim.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …