Tre drejtuesit e institucioneve qendrore të Kosovës, zotohen për t’i realizuar marrëveshjet si dhe themelimin e AKS-së

Tre drejtuesit e institucioneve qendrore të Kosovës, janë zotuar se do t`i respektojnë të gjitha nenet e Marrëveshjeve së Brukselit dhe të Ohrit, e cila përfshin edhe themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Kryetarja  Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufa dhe kryeministri Albin Kurti i kanë dërguar një letër raportueses për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakojanis, ku janë zotuar se do t`i zbatojnë të gjitha masat që i kërkohen Kosovës pasi të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës. Në letrën e tyre ata janë zotuar se Kosova do të respektojë besnikërisht listën e zotimeve të treguar në shtojcën të cilën ata ia kanë bashkëngjitur letrës. Në këtë shtojcë përmendet themelimi i Asociacioni sa më shpejt që është e mundshme.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli i Punëve të Jashtme mblidhet në Luksemburg për të diskutuar mbi Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Kosovë-Serbi

Këshilli i Punëve të Jashtme i Bashkimit Evropian do të mblidhet më 14 prill në …