Tre krerët: Vjosa, Albini e Glauku mund ta nxjerrin nga funksioni Gjykatën Kushtetuese, pasi nuk po arrijnë ta nënshtrojnë

Në fund të këtij viti Gjykata Kushtetuese mund të mbetet jashtë funksionit duke mos mundur ta ushtroj kompetencat dhe përgjegjësitë e veta pasi do të mbetet pa kuorum, duke qenë se kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka-Nimani dhe gjykatësja Selvete Gërxhaliu-Krasniqi përfundojnë mandatin e tyre më 30 dhjetor 2024. Sipas Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, Gjykata Kushtetuese ka kuorum nëse janë të pranishëm shtatë  gjyqtarë. Prandaj, nëse deri me këtë datë Kuvendi nuk propozon gjyqtarët e rinj për dekretim te kryetarja Vjosa Osmani, Gjykata Kushtetuese do të mbetet pa kuorum. Kjo mund të ndodh, pasi tre krerët e shtetit: Vjosa, Albini e Glauku  po bëjnë përpjekje ta nënshtrojnë këtë Gjykatë ashtu sikur edhe Gjyqësorin e Prokurorinë.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …