Tre kryetarët e partive politike të opozitës kanë qëndruar në ambientet e Ambasadës Amerikane në Prishtinë në një takim me Këshilltarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet. Pas takimit me krerët e shtetit, Chollet dje pas dite ka zhvilluar takim me krerët e opozitës – Memli Krasniqin e PDK-së, Lumir Abdixhikun e LDK-së dhe Ramush Haradinajn e AAK-së. Chollet me këtë rast ishte i shoqëruar nga emisari Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Ambasadori amerikan në Kosovë, Xhef Hovenier. Në njoftimin e Departamentit Amerikan të Shtetit thuhet se vizita e diplomatit Solet në Maqedoninë e Veriut, në Kosovë dhe në Serbi, 11-13 janar, synon të nënvizojë përkushtimin e qëndrueshëm të Uashingtonit zyrtar për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …