Tre partnerët e koalicionit qeveritar, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ai i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj do të takohen sot gjatë ditës. Ndonëse nuk dihet se cila është arsyeja e këtij takimi, partnerët e koalicionit qeverisës kanë shprehur qëndrime të ndryshme për taksën 100 për qind për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Kadri Veseli, ka deklaruar se taksa 100 për qind nuk do të hiqet, por ajo mund të pezullohet përkohësisht dhe me kushte, si mirëbesim ndaj ShBA-së dhe BE-së për disa arsye. Ai ka thënë se interesat amerikane në Kosovë janë edhe interesa të Kosovës dhe po ashtu interesat e Kosovës janë edhe interesa të SHBA-ve, ndërsa ka shtuar se ky është një fakt i pamohueshëm dhe kështu do të mbetet gjithmonë. Në ndërkohë kryeministri Haradinaj, njëherësh kryetar i AAK-së u ka shkruar një letër ambasadorëve të Quintit dhe ambasadorit të BE-së në Kosovë, në të cilën i ka bërë të ditura kushtet për pezullimin e taksës 100 për qind Ai ka kërkuar nga ShBA-ja dhe BE-ja që të nisin dhe mbështesin një konferencë ndërkombëtare me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e cila sipas tij duhet të përfundojë brenda 14 ditësh.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …