Tre qytetarë e humbin jetën, konfirmohen 1.128 raste të reja ndërsa sot janë shëruar 46 pacientë

Tre qytetarë e humbin jetën, konfirmohen 1.128 raste të reja ndërsa sot janë shëruar 46 pacientë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 19.248 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 559.007 doza të vaksinës. Deri më sot 192.503 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 7.424 testime, 1.128 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 3 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 46 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.009. Në total numri i rasteve aktive është 5.493.

Kontrolloni gjithashtu

Më 14 dhjetor 1998

RKL: “Ta çlirojmë Kosovën, ta nderojmë Shqipërinë”, në përkujtim të Mujë Krasniqit dhe dëshmorëve që ranë më 14 dhjetor 1998

Sot në përvjetorin e rënies heroike, përkujtohet komandant Mujë Krasniqi, 42 dëshmorët e rënë më …