Dy drejtorët e Ministrisë së Industrisë, dhe Tregtisë, si dhe pronari i Hoteleve, Ridvan Muharremi që u arrestuan dje si të dyshuar për keqpërdorim të rezervave shtetërore, sot dalin para gjykatës. Kjo do të jetë seanca e parë që zhvillohet ndaj tyre, pas arrestimit dhe dërgimit të tyre në burg. Në këtë seancë me gjyqtarë paraprakë, pritet t’u bëhet me dije tre të arrestuarve se përse janë arrestuar dhe se a i kuptojnë akuzat që janë ngritur ndaj tyre. Seanca është e mbyllur dhe nuk po lejohet prania e gazetarëve në sallë. Ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari ka thënë se mirëpret çdo hetim për rastin e blerjes së rezervës shtetërore, ani pse shprehet e bindur që furnizimet dhe rezerva shtetërore janë në përputhje me ligjet përkatëse, planin përkatës dhe sipas saj, asnjë dëm apo dëmtim nuk ka ndodhur me to.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …