Tre Universitete nënshkruajnë rregullore të përbashkët për studime Master

Tre Universitete nënshkruajnë rregullore të përbashkët për studime Master

Për herë të parë në Kosovë Universitetit “Kadri Zeka” Gjilan, Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren dhe Universitetit “Haxhi Zeka” Pejë kanë nënshkruar rregulloren e përbashkët për programin Master- Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike. Kjo rregullore e nënshkruar mes tre rektorëve, Bajram Kosumi Rektor i Universitetit “Kadri Zeka”, Ramë Vataj Rektor i Universitetit ”Ukshin Hoti” si dhe  Fadil Millaku Rektor i Universitetit “Haxhi Zeka”, përcakton kriteret unike të regjistrimit të studentëve në ciklin e studimeve të nivelit master (program i përbashkët i universiteteve partnere: Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike), përgjegjësitë e partnerëve, kohëzgjatjen, organizimin dhe zhvillimin e studimeve, si dhe mënyrën e përfundimit të tyre.

Rektorët e tre Universiteteve që nënshkruan rregulloren  e përbashkët për programin Master Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike, e kanë vlerësuar mjaft të rëndësishëm këtë bashkëpunim duke përmendur objektivat kryesore të programit,  rritjen e profilit  institucional, zgjerimin e ofertave arsimore, nxitjen e mobilitetit të studentëve dhe personelit,  avancimin e ekspertizës në fushën e arsimit, sigurimit të cilësisë, dhe internacionalizimin, rritjen e punësimit të diplomuarve, etj. Me nënshkrimin e kësaj rregullore, Studimet master në programin Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike, Universitetet partnere synojnë arsimimin profesional dhe kualifikimin shkencor të studentëve nëpërmjet integrimit të procesit mësimor dhe kërkimeve shkencore. Fushëveprimi i kësaj rregullore shtrin efektet e saj në fakultetet juridike të universiteteve partnere, studentëve dhe personelit të tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …