leoni

Tregjet globale, aksionet dhe dollari amerikan kanë pësuar rënie pasi po paralajmërohet fitorja e Trumpit

Tregjet globale, aksionet dhe dollari amerikan kanë pësuar rënie pasi po paralajmërohet fitorja e Trumpit

Edhe pse ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, fitorja e mundshme e kandidatit republikan Donald Trump në krye të Sheteve të Bashkuara të Amerikës, ka bërë që  tregjet globale të aksioneve dhe dollari amerikan të kenë pësuar në rënie të lirë. Aksionet e Tokios kanë rënë për gati 5 për qind më 9 nëntor, ndërsa indekset e Hong Kongut dhe Seulit për 3.3 për qind, 2.8 për qind, bën të ditur Radio-Evropa e Lirë. Indeksi Wall Street, ndërkaq, ka rënë për 3 për qind. Dollari amerikan po ashtu ka rënë kundrejt jenit dhe euros. Çmimet e naftës gjithashtu kanë rënë për më shumë se 4 përqind, në 43.17 dollarë për fuçi. Shumica e tregjeve kanë favorizuar kandidaten demokrate, Hillary Clinton, përballë Trumpit, pasi investitorët i kanë parë politikat e saj si vazhdim i “status quo”-së që ka krijuar presidenti Barack Obama.

Kontrolloni gjithashtu

Jorn Rohde: Kosovën e pret një punë e vështirë, për t’i bindur ministrat e Jashtëm të KE-së që ta miratojnë anëtarësimin e saj

Gjermania ndalon tubimet elektorale të Kosovës në tokën gjermane

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka bërë të ditur se partitë politike dhe …