Trendafilova, erdhi në Prishtinë, për të treguar se gjykata mund t'iu shqiptojë dënime me burg të përjetshëm krerëve të UÇK-së

Trendafilova, erdhi në Prishtinë, për të treguar se gjykata mund t’iu shqiptojë dënime me burg të përjetshëm krerëve të UÇK-së

Pasi ka gjetur disa përkrahës kundër krerëve  të UÇK-së,  që po gjykohen në Hagë, në radhët e  OJQ-ve mercenare, kryetarja e kësaj gjykate, bullgarja Trendafilova, gjithnjë me qëndrime madje të hapura antishqiptare, njëjtë si Dik Marti, ka ardhur në Prishtinë me qëllim për të treguar se Gjykata mund të shqiptojë edhe dënime me burg të përjetshëm kundër krerëve të UÇK-së. Shpirti i saj i lig dhe mjerë, nuk ka mundur të mos vijë në Prishtinë për të thënë, atë që e ka thënë dhe e thotë  kudo, madje  me mburrje. Duke e ditur se është nën presin të opinionit liridashës shqiptar, ajo fillimisht ka marrë sigurime  nga zyrtarë të lartë të vendit se do të ruhet me çdo çmim  prania dhe lëvizjet e saj. Kjo u pa qartë në protestën e djeshme me veprimet e policisë së Kosovës kundër protestuesve, arrestimin e kryetarit të PSD-së Dardan Molliqaj dhe shumë  aktivistëve e protestuesve. Përkrahja e paralajmëruar e veteranëve, nuk ishte ajo që pritej, edhe pse kjo protestë u mbajt kundër përpjekjeve për degradimin e vlerave të luftës së UÇK-së. Protestuesit nuk patën madje as përkrahje verbale nga PDK-ja, as nga AAK-ja, pavarësisht retorikave të tyre dhe vajtjes gati të përjavshme, në Hagë, për të treguar përkrahje  verbale për krerët e UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …