Treni i vendosur në Bllacë, nga Qeveria e Kosovës në kujtim të 20-vjetorit të eksodit të shqiptarëve të Kosovës, është shkatërruar në masë të madhe. Policia është duke hetuar rastin, mirëpo ende nuk i ka identifikuar dëmtuesit e trenit. Institucionet e Kosovës nuk kanë ndonjë plan se si ta ruajnë trenin nga shkatërrimi. Përveç vendosjes së kamerave të sigurisë, në zyrën e kryeministrit thonë se nuk kanë buxhet për asgjë tjetër. Ky tren, shumë shqiptarëve të Kosovës u sjellë në kujtesë kohën kur kishin ikur nga atdheu si dhe vuajtjet që kishin përjetuar gjatë ikjes nga Kosova, e sidomos pritjet me orë të tëra në kufi, madje edhe me ditë të tëra për të shkuar në Maqedoni.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …