Trenjakët ferizajas morën 3 vendet e para në Olimpiadën e Matematikës

Nxënësit e shkollës “Pavarësia” në Balaj të komunës së Ferizajt, Erbar, Erblin dhe Erblina Tahiri, në Olimpiadën e Matematikës për klasat e nënta, ditë më parë, zunë 3 vendet e para në këtë Olimpiadë. Erbari zuri vendin e parë, Erblini të dytin, gjersa Erblina të tretin.

Sot, kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka pritur bashkë me prindërit e tyre, drejtuesit e mësimdhënësit, Erbarin, Erblini e Erblinën për t’i uruar e për të festuar bashkërisht këtë vlerësim, premtues për të ardhmen.

May be an image of 10 people and text

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …