Ndërmarrja Trepça edhe këtë vit organizon konferencën me gazetarë, me ç’rast do të prezantohet puna e këtij gjiganti metalurgjik. Përmes një njoftimi për media, ndërmarrja “Trepça” ka paralajmëruar se do të prezantohet “puna suksesshme njëvjeçare dhe angazhimi i punëtorëve të gjigantit Trepça gjatë vitit që po lëmë pas”. “Minatorët çdo herë kanë qenë në ballë të përgjegjësive kombëtare, çdo herë kanë qenë tregues të rrugës drejt perspektivës. Edhe këtë vit puna dhe angazhimi i tyre na benë të jemi krenarë. Bazuar në gatishmërinë e institucioneve qendrore me të cilët u definua statusi i Ndërmarrjes Trepça dhe u miratua Ligji për Trepçën në Kuvend, ne e kemi shpall këtë vit “vit i suksesit dhe i prodhimit” pasi që tregon se Trepça si një ndërmarrje publike me një ligj të veçantë që do të ndikojë në zhvillimin ekonomik të vendit”, thuhet në njoftimin për media të ndërmarrjes “Trepça”. Konferenca do të mbahet sot në ora 11:00 në sallën për medie të Ndërmarrjes Trepça në Mitrovicë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …