Trepça shpall gjendjen e jashtëzakonshme afariste në dy miniera për stabilizim dhe rimëkëmbje

Ndërmarrja “Trepça” ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme afariste në dy nga njësitë e saj kryesore biznesore,  minierat me flotacion Trepça-Stantërg dhe Kishnicë-Artanë. Ky vendim, i marrë nga menaxhmenti i ndërmarrjes, synon mobilizimin e të gjitha kapaciteteve për të stabilizuar gjendjen operative dhe financiare të kompanisë. Trepça do të përqendrohet në rritjen e prodhimit dhe kufizimin e shpenzimeve për pjesën e mbetur të vitit 2024, duke ndjekur një plan veprimi të miratuar nga Bordi Mbikëqyrës. Në kuadër të këtij mobilizimi, janë intensifikuar punët në minierë dhe flotacion, ndërsa pushimet vjetore për muajt shtator–nëntor janë pezulluar. Ndërmarrja po përballet me sfida të mëdha financiare dhe operative, duke përfshirë rrezikun e përmbarimit të borxheve të trashëguara që arrijnë në mbi 3 milionë euro.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Nuk do të ketë koalicion me Vetëvendosjen, pasi qëllimi ynë është të largojmë Albin Kurtin prej pushtetit

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka theksuar se nuk ka mundësi për një koalicion të …