Në urimin e treshes pushtetare të Kosovës: Kurti, Konjufca, Osmani thuhet: Urime të gjithë qytetarëve të Republikës Dita e Pavarësisë. Teksa kremtojmë e festojmë, gëzohemi dhe e urojmë njëri-tjetrin, nuk kemi se si të mos kujtojmë e përkujtojmë ata të cilët punuan dhe luftuan për lirinë e popullit dhe për pavarësinë e vendit. Andaj, nga kryeqyteti i Republikës këtu në oborrin e përbashkët të Presidencës, Kuvendit dhe të Qeverisë, ku bëmë nderime dhe ngritëm flamurin shtetëror do të vazhdojmë për kryeqendrën e kryengritjes së popullit tonë në Prekaz, pra tek Kompleksi “Adem Jashari” dhe më pastaj te varri i presidentit Ibrahim Rugova dhe i veprimtarit Adem Demaçi”, deklaroi Kurti thuhet në tekstin e urimi pa përmendur emrat e protagonistëve kryesorë të shpalljes së Pavarësisë: Jakup Krasniqi, asokohe kryetar i Kuvendit, Hashim Thaçi, kryeministër dhe Fatmir Sejdiu, kryetar i Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …