Tri parti aleate të Partisë Socialiste u tërhoqën nga konkurrimi në zgjedhjet e 25 qershorit

Tri parti aleate të Partisë Socialiste u tërhoqën nga konkurrimi në zgjedhjet e 25 qershorit

Tri parti aleate të Partisë Socialiste u tërhoqën nga konkurimi në zgjedhjet e 25 qershorit, ndërsa i bënë sot thirrje elektoratit të majtë që votën e tyre më 25 qershor t’ía japin PS-së, në mënyrë që ajo të sigurojë 71 mandatet e nevojshme për qeverisjen e vendit. Kryetari i PSV ’91, Petro Koçi, kryetari i Partisë Socialiste të Moderuar, Gjergj Koja dhe kryetari i Partisë së Unitetit Kombëtar, Idajet Beqiri, në një dalje për mediat nga selia e PS-së, ftuan votuesit e majtë që të votojnë për Partinë Socialiste. Sipas tyre ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor, në zbatim të marrëveshjes së 18 majit PS-PD, nuk lejojnë krijimin e koalicioneve, ndaj futja në zgjedhje të vetëm e këtyre partive praktikisht i penalizon ato, duke mos fituar asnjë mandat.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …