Kryetari i LDK-së, pas lëshimit të seancës ka thënë se sjellja e Qeverisë dhe kryeministrit Albin Kurti, karshi situatës në KEK është sjellje bandideske. LDK tashmë e ka treguar me kohë se çfarë po ndodhë aty”, ka thënë Abdixhiku para gazetarëve. Ndërkohë Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se Nagip Krasniqi në komisionin hetimor ka treguar hapur se ka fuqinë dhe besimin nga kryeministri, që të bëjë kontrata një burimore. Ne si PDK në bazë të raportit të komisionit po përgatisim një kallëzim penal që ta dërgojmë në Prokurori”, shtoi ai. Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur në Kuvend lidhur me arrestimin e kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi i cili tashmë është në mbajtje për 48 orë. Kurti tha se opozita u gëzua lidhur me këtë rast, ndërsa sipas tij në të kaluarën ka pasur shumë krye-shefa në KEK, e ka pasur keqpërdorime, por nuk janë trajtuar asnjëherë nga sistemi i drejtësisë.