Tri pikat kufitare mes Kosovës e Serbisë, vazhdojnë të jenë të mbyllura, ka njoftuar Ministria e Brendshme

Tri pikat kufitare mes Kosovës e Serbisë, vazhdojnë të jenë të mbyllura, ka njoftuar Ministria e Brendshme

Tri pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, vazhdojnë të jenë të mbyllura ka njoftuar Ministria e Brendshme, përmes Qendrës Kufitare për Menaxhim Kufitar. Bërnjku, Merdari dhe Jarinja janë mbyllur dje në mbrëmje, pasi një grup protestuesish serb janë mbledhur në pjesën e kufirit në anën e Serbisë dhe kanë protestuar, ndërsa Kosova ka akuzuar se persona me maska po legjitimojnë çdo veturë e cila nuk ka targa serbe që po kalon andej, e gjitha kjo po bëhet në sy të policisë serbe. Ministri, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se pikë kalimi kufitar në Merdar është mbyllur pas veprimeve të njëjta si në Bërnjak të ekstremistëve të maskuar serbë brenda territorit të Serbisë. Ai këto veprime i  fashiste ndaj qytetarëve që duan të kalojnë tranzit përmes Serbisë dhe gjithë kjo para syve të autoriteteve të Serbisë, mbyllet edhe pika kufitare në Merdar”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Robert Lansing, përmes një analize trajton manovrat e kryetarit serb, Vuçiq, për të destabilizuar Kosovën

Instituti Robert Lansing, analizoi manovrat politike  presidentit serb, Vuçiq, për të destabilizuar Kosovën, veçanërisht përmes …