Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave zyrtare nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se nga 1 mijë e 442 testime, sa janë kryer sot në tërë vendin 23 pacientë kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 3 raste të vdekjeve, ndërsa janë shëruar 591 të infektuar. Numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 153 mijë e 349. Numri i përgjithshëm i rasteve aktive ka zbritur në 3 mijë e 605.
