Gjykatësit e Tribunalit të Hagës, përveç lirimit nga burgu të kriminelit, Vojisllav Sheshel, kanë krijuar edhe një precedent ligjor, kur ata lejuan që rigjykimi i ish-kreut të Sigurimit të Shtetit në Serbi, Jovica Stanishiq të vazhdonte në mungesë të të akuzuarit, i cili thuhet se qenka i sëmurë kronik. Sipas vendimit të gjykatës, Stanishiq, 65 vjeç, do t’i ndjekë procedurat nëpërmjet transmetimit me video nga shtëpia e ti, në Beograd, kur gjykata të mblidhet në mes të gushtit. Ai akuzohet për krime kundër njerëzimit në Kroaci dhe Bosnje dhe Hercegovinë gjatë luftës së viteve 1991-1995. Është vendosur që ai të qëndrojë në lirim të përkohshëm, në shtëpinë e tij, në Beograd, deri në fund të shtatorit dhe ndoshta deri në mbylljen e çështjes nga prokuroria. Pëeveç Stanishiqit, gjatë fazës së prezantimit të provave janë liruar edhe kriminelët: Goran Haxhiq, Momir Taliq, ndërsa Vojisllav Sheshel nuk është kthyer më në Hagë, por është zgjedhur deputet i Kuvendit të Serbisë nga Partia e tij nacionaliste fashiste.
