Mjeku i njohur, Tritan Kalo, ka shprehur revoltë për presionin që i bëhet shtetit shqiptar për arrestimin e kandidatit të Himarës, Dhionisis Alfred Bejleri. “Zyrtarët e çdo vendi normalisht interesohen për fatin e shtetasve të tyre, kudo që ata, për njërën ose tjetrën arësye, ndodhen. Edhe Kushtetuta Shqiptare e detyron Qeverinë e Dheut Amë, të bëjë të njejtën gjë për “grigjën shqiptare” brenda ose jashtë Trojeve Arbërore të 28 nëntorit të vitit 1912– shkruan Kalo dhe shton: NËSE këta shtetas shkelin ligjet e atyre vëndeve ku ata frymojnë, qeveritë demokratike e jo shovene NUKU i bëjnë presione ose dërgojnë ultimatume, sikundër bëjnë Grekët e Sërbët në Shqipëri dhe në Kosovë, për lirimin apo mos ndëshkimin e ligjshkelësve. ALBANOFOBIA e këtyre dy vëndeve është historike, duke harruar kurdoherë, se ndër shekuj i kanë zgjeruar territoret e tyre në kurriz të TROJEVE ARBËRORE, si dhe krimet e pashoqe që ata u kanë bërë popullsisë shqiptare. Kujtojmë jo më larg se në 1998-1999 krimet millosheviçiane në Kosovë”.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …