Kryetari amerikan, Donald Trump do të jetë i pranishëm në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë sot në Shtëpinë e Bardhë është bërë e ditur në një njoftim nga Uashingtoni. Sipas njoftimit për mediet amerikane kryetari Trump do të jetë pjesë e takimit në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes dhe më pas do të mbajë një takim tri palësh me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Njoftimi s’përcakton çfarë marrëveshje do të nënshkruhet, por palët kishin bërë të ditur të enjten se bëhet fjalë për marrëveshje ekonomike. Kryeministri Hoti kishte thënë se ky është hap i madh drejt marrëveshjes finale, edhe pse kryetari serb kishte shtuar se nuk ka pranuar pikën e marrëveshjes në të cilën, parashihej njohja e Kosovës. Në agjendën zyrtare të Shtëpisë së Bardhë të publikuar sot, shihet se ai në orën 11:00 me kohën lokale të Uashingtonit do të përshëndet kryeministrin e Kosovës dhe presidentin e Serbisë. Në orën 11:05 mbikëqyr ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë të arritur dje. Ndërkaq në orën 11:15 Trump do t’i takojë kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq në një takim trepalësh.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …