Grenell

Trump e cakton ambasadorin amerikan në Gjermani Richard Grenell të dërguar të posaqëm për bisedimet Kosovë-Serbi

Kryetari amerikan Donald Trump të enjten mbrëma ka caktuar Richard Grenell, ambasadorin e tij në Gjermani për të shërbyer si i dërguar i posaçëm për bisedimet e paqes Kosovë-Serbi. Grenell ka shërbyer si ambasador në Gjermani që nga maji i 2018-ës. Ai do të mbetet në atë rol edhe gjersa udhëheqë SHBA-të në ndihmën që do t’u ofrojë Kosovës e Serbisë për të ulur tensionet, raporton Washington Times. Kosova ka deklaruar pavarësinë nga Serbia më 2008, por nuk ka mundur të hyjë në Bashkimin Evropian pasi që po kërkon të njihet më shumë ndërkombëtarisht, thuhet tutje. Shtëpia e Bardhë përmendi përvojën e gjerë të z. Grenell në komunikimin politik në njoftimin e emërimit. Ai ishte zëdhënësi më i gjatë i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, duke punuar nën katër ambasadorë nga 2001 deri në 2008.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …