Trump e kërcënon drejtpërdrejt Kim Jong-unin se do të pësojë siku Gaddafi, nëse nuk pranon “një marrëveshje” mbi armët bërthamore

Trump e kërcënon Jong-unin se do të pësojë sikur Gaddafi, nëse nuk pranon “një marrëveshje” mbi armët bërthamore

Kryetari amerikan Donald Trump ka kërcënuar drejtpërdrejt Kim Jong-unin se do të pësojë të njëjtin fat si Muammar Gaddafi, nëse udhëheqësi koreano-verior nuk pranon “një marrëveshje” mbi programin e armëve bërthamore të vendit të izoluar komunist.  Kreu i Shteteve të Bashkuara e lëshoi këtë paralajmërim nga Shtëpia e Bardhë, kur u pyet nga reporterët në lidhje me sugjerimin e fundit që i është dhënë nga këshilltari për Sigurinë Kombëtare, John Bolton, se “modeli libian” duhet të jetë model për marrëveshjen me Korenë e Veriut gjatë samitit historik mes Trumpit dhe Kimit të planifikuar për më 12 qershor në Singapor. Modeli që iu referua Boltoni ishte marrëveshja e Gaddafit në dhjetor të vitit 2003 për dorëzimin e programit embrional të armëve bërthamore, që përfshinte edhe lejimin e cetrifugave të uraniumit të transferoheshin në SHBA. Por, Trump duket se nuk ka qenë në dijeni të kësaj marrëveshjeje, dhe e interpretoi “modelin libian” për të nënkuptuar ndërhyrjen ushtarake të NATO-s në vitin 2011 në Libi, në mbështetje të një kryengritjeje, gjë që çoi në vrasjen e Gaddafit nga ana e rebelëve në Tripoli.

Kontrolloni gjithashtu

“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci

Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …