Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka konfirmuar vendosjen e tarifave shtesë prej 25% për importet nga Kanadaja dhe Meksika, të cilat do të hyjnë në fuqi të martën, më 4 mars. Në një konferencë për shtyp nga Shtëpia e Bardhë, Trump theksoi se nuk ka asnjë përjashtim për dy vendet fqinje, pavarësisht negociatave për frenimin e flukseve të fentanilit në SHBA. Nuk ka vend për Meksikën apo Kanadanë,” deklaroi ai nga Zyra Ovale, duke shtuar se tarifat janë të gjitha të vendosura dhe do të zbatohen sot. Muajin e kaluar, presidenti Trump lëshoi një urdhër ekzekutiv për tarifat shtesë, ndërsa përjashtim nga kjo masë do të bëjnë nafta dhe produktet kanadeze të energjisë, të cilat do të kenë një tarifë të reduktuar prej 10%.
