Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Doland Trump e ka mohuar se ai e ka pranuar fitoren e Joe Bidenit në zgjedhjet e 3 nëntorit për garën për të parin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Presidenti Trump ka shkruar në adresën e tij elektronike se kandidati Biden “fitoi sepse zgjedhjet u manipuluan”. Kjo ishte hera e parë që Trump përmendi fitoren e kundërkandidatit të tij, duke nxitur reagime se ky është një sinjal që ai po e pranon fitoren e Bidenit. Por, përmes një postimi tjetër, Trump tha se “ai nuk ka pranuar asgjë“. “Ai ka fituar vetëm në sytë e mediave që prodhojnë lajme të rreme. Nuk kam pranuar asgjë. Kemi një rrugë të gjatë përpara. Këto kanë qenë zgjedhje të manipuluara“, ka shkruar Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Doland Trump.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …