Donald Trump, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, ka deklaruar se, nëse do të fitojë zgjedhjet presidenciale dhe do të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, ai do të shkarkojë prokurorin special Jack Smith nga detyra. Trump e quan njeri “të poshtër” dhe theksoi se do të jetë ndër vendimet e para që do të marrë si president. Jack Smith, i cili po drejton dy hetime federale kundër Trump, akuzohet për mbajtjen e paligjshme të dokumenteve të klasifikuara në rezidencën e tij në Mar-a-Lago dhe për përpjekjet e tij për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020. Para se të merrte këtë rol në Shtetet e Bashkuara në nëntor 2022, Smith ka qenë kryeprokuror në Hagë, ku ka hetuar krerët e luftës së UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Kontrolloni gjithashtu
Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament
Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …