Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp ka pritur në Shtëpinë e Bardhë zyrtarin e lartë të Koresë së Veriut, Kim Yong Chol. Pas takimit të zhvilluar, presidenti, Donald Tramp deklaroi se takimi me udhëheqësin koreano-verior Kim Jong Un do të ndodhë ashtu sikur është paraparë, më 12 qershor, në Singapor. Ai bëri të ditur se gjatë takimit dy-orësh me zyrtarin e lartë të Koresë së Veriut, Kim Yong Chol, kan biseduar për një sërë çështjesh, mes të tjerash, për sanksionet ndaj Koresë së Veriut, për të cilat ai tha se do të vazhdojnë të mbeten në fuqi. Ai tha se kishin biseduar me zyrtarin koreanoverio, për t’i dhënë fund luftës rreth 70-vjeçare mes dy Koreve. Presidenti Trump tha se takimi i një presidenti amerikan me udhëheheqësin koreanoverior duhej të kishte ndodhur shumë vite më parë, të cilin ai e quajti një takim të rëndësishëm për t’i dhënë fund luftës koreane. I pyetur nga gazetarët nëse kishte hapur çështjen e të drejtave të njeriut me përfaqësuesin e lartë të vendit komunist, Trump tha se kjo çështje nuk ishte diskutuar në takimin e së premtes në Shtëpinë e Bardhë.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …