Donald Trump

Trump udhëheq garën presidenciale, por nuk do të ketë delegatë të mjaftueshëm për ta marrë emërimin e plotë

Në prag të Komitetit Kombëtar Republikan, delegatët të cilët kanë një rol kyç në vendimmarrje sa i përket emërimit partiak në presidenciale, kanë marrë kërcënime me vdekje. Në mënyrë figurative, disa nga delegatët, thonë se kanë marrë disa telefonata dhe mesazhe të çuditshme. Delegatët tregojnë se telefonuesit kërkojnë që ata të radhiten pro kandidatit Donald Trump. Ky lajm u bë i ditur pak kohë pasi vetë Trump deklaroi se liderët e Partisë së tij Republikane nuk duan që ai të fitojë emërimin presidencial. Ai tha se “sistemi po funksionin kundër meje”, duke akuzuar Komitetin Kombëtar Republikan për konspiracion kundër tij. Trump udhëheq garën presidenciale, por ai mund të gjendet përballë faktit se nuk do të ketë delegatë mjaftueshëm për të marrë emërimin e plotë.  Kjo do të çojë drejt Konventës së kontestuar në korrik, ku delegatët janë të lirë pas raundit të parë të votimit të mbështesin cilin kandidatë të duan, duke hapur dyert për senatorin e Teksasit, Ted Cruz apo edhe kandidatin e tretë në garë John Kasich.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …