Trump: Takimi me Kim Jong Un-in do të mbahet më 12 qershor

Trump uron Erdogan për referendumin

Kryetari i SHBA-ve Donald Trump ka uruar homologun turk Recep Tayip Erdogan për fitoren e tij në referendumin e së dielës, që i jep atij më shumë pushtet në krye të vendit. Gjatë një bisede telefonike të zhvilluar, Trump gjithashtu falënderoi Erdogan për mbështetjen ofruar Amerikës për bombardimin e bazës ajrore siriane më 7 prill.  Në një deklaratë për shtyp, të lëshuar Shtëpia e Bardhë thuhet se ata kanë diskutuar për reagimin ndaj përdorimit të armëve kimike nga regjimi sirian më 4 prill. Thuhet se, dy liderët e kanë e konsideruar përgjegjës diktatorin Assad. Ata diskutuan gjithashtu për luftën kundër Shtetit Islamik, vijon njoftimi për shtyp. Marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Ankarasë së fundmi janë acaruar për një seri çështjesh të rëndësishme. Një nga çështjet për të cilat Ankaraja është indinjuar është mbështetja e nisur nga administrata Obama për luftëtarët kurdë në Siri, që po luftojnë forcat e ISIS-it.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …