Në shtëpinë e kulturës, u dha shfaqja e parë e grupit të aktorëve të rinj të Komunës së Malishevës, “Ehh…LETRAT”, shfaqje e cila u vlerësua nga publiku, si artdashës, ashtu edhe profesionist, që ishin prezent. Grupi i aktorëve të rinj, është formuar javë më parë, ndërsa kjo ishte shfaqja e parë teatrale.
Në këtë shfaqje, u trajtua tema aktuale e braktisjes së shkollimit dhe punës në vend, me qëllim të kërkimit të një jete më të mirë në vende tjera. Tema të cilën e kanë zgjedhur, është shkruar nga vet të rinjtë, ndërsa regjinë e shfaqjes e ka bërë regjisorja Marigona Bekteshi.
Pas shfaqjes, është zhvilluar edhe një debat mes aktorëve të shfaqjes dhe publikut, lidhur me paraqitjen e tyre dhe karakteret e kësaj shfaqje, ku publiku, përveç pyetjeve, i ka dhënë edhe mendimet e tyre lidhur me prezantimin, ku u vlerësuan lartë, për aktrimin, por edhe për tematikën e trajtuar.