Shqipëria mirëpret stërvitjen ushtarake “Albanian Effort 19” nga sot deri në 16 shtator, gjatë së cilës trupa nga 10 vende do të stërviten në Bizë. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka sipas së cilës stërvitja në fjalë do të realizohet me pjesëmarrjen e më shumë vendeve aleate e partnere se kurrë ndonjëherë. “Shqipëria mirëpret stërvitjen ushtarake me pjesëmarrjen e më shumë vendeve aleate e partnere se kurrë ndonjëherë, “Albanian Effort 19″”, thekson Xhaçka. “Trupat dhe mjetet e forcave të armatosura nga Shqipëria, SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Italia, Turqia, Kroacia, Polonia, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut, do të stërviten 1 javë në Bizë, për të testuar aftësitë ndërhyrëse në kohë krizash dhe për të përmirësuar ndërveprimin mes aleatësh e partnerësh në operacionet e përbashkëta”, përfundoi ministrja Xhaçka.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …