Trupat amerikane në kuadër të NATO-s janë vendosur përgjatë rrugëve kryesore në veri të Kosovës pas dështimit të negociatave në Bruksel, thuhet në një medium serb duke u bazuar në duke e cituar Assoshieted Press. Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë të enjten pas takimit me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Bruksel se “për fat të keq nuk u arrit marrëveshje, por ky nuk është fundi i tregimit”. Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka vlerësuar të premten se edhe pse shumë janë të zhgënjyer që në Bruksel nuk ka pasur përparim në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, rezultati i atyre bisedimeve është ende pozitiv. Mirëpo kryetari i Serbisë Aleksander Vuçiq e shtyu fjalimin e tij, pas takimeve në Bruksel pikërisht sepse nuk mund të pajtohet me faktin se ne kemi konflikte në Kosovë, se nuk kemi zgjidhje dhe ai po punon ditë e natë për të gjetur një zgjidhje”, tha Petkoviq në një konferencë për media në Qeverinë e Serbisë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …