Trupat e Rusisë po mbajnë nën sigurim Centralin bërthamor të Çernobilit, për ta mbrojtur atë nga ndonjë goditje e mundshme

Trupat e Rusisë po mbajnë nën sigurim Centralin bërthamor të Çernobilit, për ta mbrojtur atë nga ndonjë goditje e mundshme

Ministria e Mbrojtjes  e Rusisë ka bërë të ditur se trupat e saj po mbajnë uzinën bërthamore të Çernobilit, në Ukrainë me qëllim  për ta mbrojtur atë. Rusia thotë se po e bën këtë për të siguruar që “grupet nacionaliste dhe organizatat e tjera terroriste nuk mund të përdorin situatën në vend për të organizuar një provokim bërthamor”. Ministria tha gjithashtu se nivelet e rrezatimit në zonën përreth uzinës ishin normale dhe se stafi po vazhdonte të monitoronte nivelet e radioaktivitetit. Trupat ruse morën centralin famëkeq bërthamor të enjten. Rusia tha gjithashtu se më shumë se 150 trupa ukrainase ishin dorëzuar dhe se dhjetëra objekte të infrastrukturës ushtarake ukrainase, armë dhe automjete ishin shkatërruar. Forcat e armatosura të Ukrainës, përgënjeshtruan deklaratën duke thënë se ata po mbanin linjën në Donetsk dhe Luhansk ku trupat ruse nuk kishin pasur asnjë sukses dhe kishin shtyrë armikun në zona të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …