Sot në Gjykatën Speciale në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-eprorit të lartë të UÇK-së dhe FSK-së, Salih Mustafa

Trupi gjykues i Gjykatës Speciale, ia ka vazhduar paraburgimin, eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa, por ka anuluar gjykimin për sot

Trupi gjykues i Gjykatës Speciale në Hagë, ia ka vazhduar paraburgimin, eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa, i cili po akuzohet për krime lufte.  Me anë të këtij vendimi, trupi gjykues gjithashtu ka urdhëruar Zyrën e Prokurorit dhe mbrojtësen e viktimave që nëse dëshirojnë mund të paraqesin parashtrimet e tyre për rishikimin e ardhshëm të paraburgimit deri të hënën, më 8 nëntor 2021. Ndërkohë është bërë e ditur se është anuluar seanca e caktuar për të martën, në rastin ku Salih Mustafa po akuzohet për krime lufte. Pas përfundimit të dëgjimit të dëshmitarit të dytë të mbrojtur në seancën e së hënës, në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë është bërë me dije se për këtë javë kanë përfunduar seancat dhe se seanca e caktuar për të nesërmen është anuluar. Gjykimi pritet të vazhdojë javën e ardhshme, më 4 tetor, në orën 9:30, ku pritet të fillojë dëgjimi i dëshmitarit të tretë të mbrojtur në këtë rast.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …