Paneli i Apelit në kuadër të Gjykatës Speciale ia ka refuzuar edhe një ankesë Hashim Thaçit e Kadri Veselit

Trupi gjykues i Gjykatës Speciale ka urdhëruar vazhdimin e paraburgimit për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin

Shefja për Informim dhe Komunikim me Publikun në Gjykatën Speciale, Angela Griep ka njoftuar se trupi gjykues ka urdhëruar vazhdimin e paraburgimit për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.  Ajo tha se trupi gjykues ka konstatuar se ekziston rrezik i mjaftueshëm që Thaçi dhe Veselit të pengojnë ecurinë e procesit dhe të kryejnë krime të tjera. Sipas saj, trupi gjykues ka konstatuar se komunikimet mund të kufizohen në një mënyrë që zvogëlon mjaftueshëm këto rreziqe vetëm me anën e zbatimit të kornizës për monitorimin e komunikimeve që përdoret në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara. Ndërsa, njoftoi se seancat në këtë çështje gjyqësore do të vazhdojnë më 28 gusht. Griep ka dhënë informacione edhe për çështjen gjyqësore Pjetër Shala, ku tha se kryetarja e DhSK-së ka caktuar Panelin e Dhomës së Specializuara të Gjykatës Kushtetuese më 14 korrik që të vendosë në lidhje me kërkesën referuese nga Shala, e dorëzuar më 11 korrik, ku pretendon shkelje të të drejtave të tij themelore, transmeton Betimi për Drejtësi.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 100 invalidë të UÇK-së janë në pritje për t’i ndëruarr protezat e gjymtyrëve të humbura në luftë, disa prej tyre janë në gjendje më të rëndë

Me 16 prill të vitit 1999 në zona të ndryshme të luftës janë përjetësuar dhjetra dëshmorë

Më 16 prill të vitit 1999 ka rënë heroikisht dëshmori e  heroi i kombit, Shkëlzen …