Zyra e Prokurorit të Specializuar shkel urdhrin e trupit gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së

Trupi gjykues i Gjykatës Speciale, miratoi pjesërisht kërkesën e Prokurorisë për t’i pranuar dëshmitë e 9 dëshmitarëve me shkrim

Në çështjen gjyqësore kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, më 11 dhjetor, trupi gjykues i Gjykatës Speciale ka miratuar pjesërisht kërkesën e Prokurorisë për t’i pranuar dëshmitë e nëntë dëshmitarëve me shkrim. Po ashtu, gjatë një konferencë është thënë se më 9 dhjetor, trupi gjykues ka miratuar kërkesën e një dëshmitari për të dhënë dëshmi me masa mbrojtëse përmes videolidhjes, raporton “Betimi për Drejtësi”. Ndërsa në çështjen Salih Mustafës, sipas zëdhënësit Doyle, kryetarja e gjykatës ka caktuar një panel të Gjykatës Supreme, më 10 dhe 11 dhjetor, për të vendosur lidhur me dy kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë, një nga Salih Mustafa dhe një nga prokuroria. Të dyja kërkesat lidhen me vendimin e Gjykatës së Apelit, për lëshimin e një vendimi të ri për Salih Mustafën, i cili pretendon se paneli i Gjykatës së Apelit ka shkelur ligjin në përcaktimin e dënimit për akuzën e vrasjes së paligjshme dhe i kërkon Panelit të Gjykatës Supreme të caktojë dënim më të ulët për këtë akuzë. Prokuroria kundërshton ligjshmërinë e dënimit me 15 vjet.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian ka miratuar, konkluzionet për procesin e zgjerimit

Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian ka miratuar në Bruksel konkluzionet për procesin …