KMDLNj: Gjykata Speciale nuk është duke garantuar gjykim të drejtë dhe të paanshëm për ish-krerët e UÇK-së

Trupi gjykues i Gjykatës Speciale, në Hagë, fton Prokurorinë t’ i ngushtojë akuzat kundër krerëve të akuzuar të UÇK-së

Trupi gjykues i Gjykatës Speciale, në Hagë,   fton Prokurorinë t’ i ngushtojë akuzat kundër krerëve të UÇK-së. Në vendimin që mori lidhur me kërkesën e mbrojtjes së ish-kryetarit  Hashim Thaçi, ku është kërkuar që trupi gjykues të ftojë Zyrën e Prokurorit që të ngushtojë shtrirjen kohore të aktakuzës, në jo më vonë se 20 qershori i vitit 1999, trupi gjykues ka thënë se kohët e fundit ka ftuar Prokurorinë që t’i ngushtojë akuzat në aktakuzë, në përputhje me rregullën 118. Në vendim e trupit gjykues të Gjykatës Speciale është thënë  se Paneli e konsideron kërkesën e parë të diskutueshme. Ftesën që prokuroria të ngushtojë akuzat në aktakuzë,  trupi gjykues i Speciales e ka bërë në konferencën e 15 shkurtit. Trupi gjykues ka rikujtuar se në vendimin e parë konfirmues, gjyqtari i procedurës paraprake, pasi kishte shqyrtuar materialet përkatëse mbështetëse, konstatoi se Zyra e Prokurorit kishte krijuar dyshime të bazuara se i akuzuari kishte kryer ose kishte  marrë pjesë në kryerjen e krimeve të luftës dhe krimet kundër njerëzimit nga të paktën marsi 1998 deri në shtator 1999. (Betimiperdrejtesi)

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …