Rexhep Selimi

Trupi gjykues i Gjykatës Speciale, në Hagë, miratoi kërkesën e avokatit të Rexhep Selimit për disa prova në lidhje me një dëshmitar

Trupi gjykues i Gjykatës Speciale,  në Hagë, ka miratuar kërkesën e avokatit të Rexhep Selimit, për disa prova në lidhje me një dëshmitar, që të përjashtohen nga procesi gjyqësor pasi trupi gjykues kishte konstatuar se kishin efekt dëmtues të konsiderueshëm për të akuzuarin, ka bërë të ditur  zëdhënësi i Gjykatës. Mihael Doyle. Në çështjen Hashim Thaçi dhe të bashkakuzuarit, më 19 qershor, trupi gjykues miratoi një kërkesë të Mbrojtjes së Selimit për t’i përjashtuar nga procesi disa prova në lidhje me një dëshmitar. Trupi Gjykues konstatoi se provat përkatëse kishin vlerë provuese të kufizuar dhe kanë efekt dëmtues të konsiderueshëm për të akuzuarin, ka thënë Doyle.

Gjithashtu, trupi gjykues udhëzoi Prokurorinë të mos bënte pyetje në lidhje me këtë provë gjatë dhënies së dëshmisë prej dëshmitarit dhe të paralajmëronte atë të mos fliste për të gjatë dhënies së dëshmisë”, ka thënë Doyle, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …