Trupi gjykues i Gjykatës Speciale, në Hagë, në çështjen penale kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, vendosi të mos marrë masa kufizuese lidhur me vizitat private të të akuzuarve. Në vendimin e datës 9 shkurt 2024, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith i tretë ia ka rikujtuar të akuzuarve, në veçanti Hashim Thaçit dhe Rexhep Selimit për detyrimin që kanë për të mos iu zbuluar personave të tretë informacione të besueshme, Paneli përmes kësaj: KUJTON të Akuzuarit, në veçanti, zotërinjtë Thaçi dhe Selimi, për detyrimin e tyre për të mos zbuluar palëve të treta të paautorizuara asnjë informacion që mund të çojë në identifikimin e dëshmitarëve të mbrojtur; UDHËRON Sekretarin që t’u kujtojë vizitorëve në objektet e paraburgimit se ata nuk duhet të diskutojnë ose të marrin pjesë në diskutimet e informacioneve të fshehta që kanë të bëjnë me procedurat me një të paraburgosur, duke përfshirë informacionin që ka të bëjë me identitetin e dëshmitarëve të mbrojtur”, thuhet në vendim.
Kontrolloni gjithashtu
Lidhur me rikthimin e Vjosa Osmanit në LDK, Lutfi Haziri thotë se një presidente në detyrë nuk sheh mbrapa
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka kundërshtuar zërat për një rikthim të …