Trupi gjykues i Gjykatës Speciale refuzoi raportin e fundit me 9 kërkesa për statusin e viktimave, në çështjen e krerëve të UÇK-së. Gjykatësit kanë refuzuar të merrnin në konsideratë besueshmërinë e këtyre kërkesave pasi afati kohor për dorëzimin e tyre në këtë çështje ka skaduar më 15 shkurt të këtij viti. Sipas trupit gjykues, nuk është treguar asnjë arsye e pranueshme për t’i konsideruar ato si të vlefshme siç parashihet në Rregullën 9. Këtë vendim trupi gjykues e ka marrë derisa ka bërë të ditur se zyra për pjesëmarrjen e viktimave mund të dorëzojë sërish raportin me informacione shtesë. Në këtë proces gjyqësor deri tani janë pranuar 141 persona, të cilët për vetët e tyre pretendojnë se janë viktima. Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve ka nisur me 3 prill me deklaratat hyrëse ku të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës. Katër krerët e luftës së UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …