Kadri Veseli

Trupi gjykues në Hagë, pranon pjesërisht kërkesën e avokatit të Kadri Veselit, dhe liron mbajtjen e seancave nga 12 deri më 15 shkurt

Trupi gjykues i Gjykatës Speciale në Hagë ka pranuar pjesërisht kërkesën e avokatit të  Kadri Veselit, dhe ka liruar vetëm mbajtjen e seancave në këtë rast, nga data 12 deri më 15 shkurt. Kolegji ka konstatuar se Mbrojtja e Veselit, ka treguar një arsye të mirë për një rregullim të kufizuar të orarit. Në mënyrë që të sigurohet që aftësia e Mbrojtjes për t’u përgatitur për marrjen në pyetje të dëshmitarëve të ardhshëm të mos ndikohet nga vdekja e papritur e bashkë avokatit të saj dhe rekrutimi i mëpasshëm i zëvendësuesit të tij. Më 11 dhjetor të vitit 2023, vdiq Andrew Strong, avokat i ekipit të mbrojtjes së Kadri Veselit. Më këtë rast  më 22 dhjetor, Mbrojtja e Kadri Veselit paraqiti një kërkesë ku thuhet se Për shkak të vdekjes të fundit dhe të papritur të Bashkë-Avokatit dhe rekrutimit të mbrojtësit të ri, mbrojtja Veseli kërkon që seancat e planifikuara për 29-31 janar, dhe 1 dhe 12-15 shkurt 2024 të anulohen. Kjo, sipas mbrojtjes Veseli, avokatëve të rinj do t’i jepnin kohë adekuate familjarizohen me provat. Paneli dha përgjigje se e pranon pjesërisht kërkesën duke liruar vetëm ditët e seancave të planifikuara për 12-15 shkurt 2024.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …