Trupi gjykues në çështjen e pretenduar penale kundër krerëve të UÇK-së, ka vendosur që të rrëzojë kërkesën e Zyrës së Prokurori, për pranimin e deklaratave të mëhershme të dëshmitarit 4647 sipas rregullit 154. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Charles Smith në seancën e së hënës, duke paraqitur tri arsye, raporton “Betimi për Drejtësi”. Së pari, Prokuroria nuk ka paraqitur arsye të mjaftueshme që përbëjnë arsye të vlefshme për t’u pajtuar me afatin e 7 shkurtit, për të cilin kishte vendosur trupi gjykues në bazë të rregullës 154 sa u takon 12 dëshmitarëve të parë dhe kjo është në transkriptin e 18 janarit, në faqe 1902. Tutje, gjykatësi Smith tha se arsyeja e dytë është se trupi gjykues pajtohet me mbrojtjen se ndryshimi në mënyrën e prezantimit të provave të dëshmisë së 04647 do të cenonte në fakt të pandehurin. Kurse së treti, ai tha se në kuadër të rëndësisë së dëshmisë së propozuar, trupi gjykues ka vlerësuar se arsyet duhet të ishin paraqitur paraprakisht me shkrim dhe të tilla arsye nuk janë paraqitur. Prandaj, trupi gjykues në këtë rast rrëzon kërkesën e Prokurorisë për të pranuar dëshminë e dëshmitarit 04647 në bazë të rregullës 154”, përfundoi ai urdhrin gojor.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …