Kryetari i trupit gjykues, i Gjykatës Speciale, në Hagë, Charles Smith III ka marrë disa vendime lidhur me dëshmitarët dhe provat që synon që të nxjerrë Zyra e Prokurorit në rastin e pretenduar penal kundër, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Fillimisht, trupi gjykues, urdhëroi Prokurorinë që palëve të i njoftojë në mënyrë të hollësishme për të gjitha masat që do i ndërmarrin për shkurtimin dhe përshpejtimin e paraqitjes së provave të veta. Trupi gjykues urdhëron Prokurorinë që të njoftojë trupin gjykues, palët dhe pjesëmarrësit sa i takon njoftimit të mëtutjeshëm për racionalizimit e provave të veta jo më vonë se 16 shtatori 2024 dhe presim të na japin në mënyrë të hollësishme dhe të çartë të gjitha hapat dhe masat që do të ndërmarrë ZPS-ja për të shkurtuar me tej dhe të përshpejtuar paraqitjet e provave të veta. Në këtë moment, pasi t’i marrim këto, trupi gjykues do të organizojë një konferencë për ecurinë e çështjes gjyqësore për të diskutuar më tej këtë aspekt dhe për te dëgjuar parashtrimet e palëve sa i takon njoftimit që do marrim nga ZPS-ja”, tha kryegjyqtari, Charles Smith III.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …