Trupi Gjykues në rastin penal kundër eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa në Hagë i ka dhënë fund paraqitjes së provave dhe ka urdhëruar palët që të dorëzojnë dosjet e tyre përfundimtare deri më 21 korrik. Gjithashtu është caktuar periudha 13 deri më 15 shtator për dhënien e deklaratave përmbyllëse. Për dëgjimin e deklaratave përmbyllëse, Trupi Gjykues e ka lënë ditë rezervë 16 shtatorin. “Më 20 qershor 2022, Trupi Gjykues i dha fund paraqitjes së provave në çështjen Mustafa, i urdhëroi palët të dorëzojnë dosjet e tyre gjyqësore përfundimtare deri më 21 korrik dhe caktoi periudhën nga 13 deri më 15 shtator, për dhënien e deklaratave përmbyllëse”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Speciale kundër UÇK-së. Gjykimi kundër Salih Mustafa ka filluar në shtator të vitit 2021. Në këtë proces gjyqësor janë dëgjuar 13 dëshmitarë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, shumë prej të cilëve të mbrojtur dhe në seanca të mbyllura apo të redaktuara. Ndërsa mbrojtja e Salih Mustafës ka paraqitur 15 dëshmitarë.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …