Trupi gjykues në rastin e pretenduar penal kundër eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës, Pjetër Shala, e ka caktuar 21 shkurtin ditë për fillimin e gjykimit, Gjykata ka njoftuar se deklaratat hyrëse të Zyrës së Prokurorit, si dhe ato të Mbrojtësit të viktimave, do të mbahen më 22 shkurt, ndërsa paraqitja e provave do të fillojë më 27 mars. Më 26 janar, Trupi Gjykues vendosi që gjykimi kundër Pjetër Shalës të fillojë të martën, më 21 shkurt. Deklaratat hyrëse të ZPS-së, Mbrojtësit të Viktimave dhe Mbrojtjes, për të cilat secilës palë do t’i caktohen nga 2 orë, do të mbahen në të njëjtën datë, ndërsa paraqitja aktuale e provave do të fillojë më 27 mars. Më shumë detaje, duke përfshirë informacionin për oraret e seancave në periudhën e parë, mund të shihen në vendimin aktual”, thuhet në njoftim. Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Gjykata Speciale.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …